Titulli i projektit: | Forcimi i Ndërmarrjeve Sociale në Shqipëri |
Programi/ Financuesi: | Provincia Autonoma di Trento – Programi i Bashkëpunimit komunitar Trento – Ballkan 2018-2019 |
Vendi i realizimit të projektit: | Shqipëri |
Kohëzgjatja: | 2 vite |
Subjekti propozues: | IPSIA del Trentino Onlus Via Roma 57, 38122 Trento |
Partnerë | IPSIA Albania, CODE Partners |
Përmbledhje
Projekti synon të promovojë ekonominë sociale dhe zhvillimin gjithëpërfshirës në Shqipëri duke forcuar rolin e ndërmarrjeve sociale dhe kapacitetet e tyre në mbështetjen dhe ndikimin e politikave dhe reformave kryesore për sektorin e ekonomisë sociale në përputhje me rregullat dhe kërkesat e BE-së
Objektivat specifikë të projektit janë:
1) Përmirësimi i kapaciteteve të ndërmarrjeve sociale lokale për mobilizimin qytetar, mbrojtjen, krijimin e rrjeteve në mënyrë që të promovojë një dialog konstruktiv me institucionet publike për zhvillimin e sektorit të ekonomisë sociale;
2) Përmirësimi i mjedisit ligjor të ekonomisë sociale në Shqipëri, përmes institucionalizimit të mekanizmave të konsultimit midis sektorit të ekonomisë sociale dhe institucioneve publike;
3) Promovimi i modeleve të ndërmarrjeve sociale dhe qasjet inovative në adresimin e problemeve të sektorit të SE.
4) Promovimi i zhvillimit përfshirës dhe aktiviteteve të vetë-punësimit përmes promovimit të skemave të qëndrueshme të financimit në lidhje me ekonominë sociale.
Grupet kryesore të interesit të veprimit janë ndërmarrjet sociale, aktorët e ekonomisë sociale në Shqipëri dhe organizatat e shoqërisë civile që punojnë dhe promovojnë sipërmarrjen sociale.