Workshop “Fuqizimi i Ndermarrjeve Sociale”

    1

    Në datën 16.10.2020 në kuadër të projektit Ndërmarrjet Sociale në Shqipëri , financuar nga Programi Cooperazione e Svilupo Trentino Balcani 2018 u realizua në platformen zoom  Workshop-i për prezantimin e manualit  “Ndërmarrjet Sociale në Shqipëri – Rregullimet ligjore dhe sfidat praktike”.

    Folës në këtë takim të rëndësishëm me pjesëmarrjen e më shumë se 35 organizatave nga e gjithë Shqipëria ishin: Znj. Merita Xhafa, Drejtore e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Politikave dhe Zhvillimit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; znj. Aida Gugu eksperte e angazhuar për hartimin e manualit.

    Takimin e hapi z. Marjan Lukani drejtues i Acli Ipsia në Shqipëri , i cili bëri prezantimin e kësaj nisme dhe rëndësinë e këtij takimi në nivele gjithëpërfshirëse. Pas fjalës hyrëse të z. Lukani, znj. Merita Xhafa prezantoi punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për paketën e akteve nënligjore që janë duke u përgatitur. Me pas fjala ju kalua znj. Aida Gugu (Bushati), eksperte e kontraktuar nga Acli Ipsia në Shqipëri, për të hartuar manualin “Ndërmarrjet sociale në Shqipëri, Sfidat Ligjore dhe Praktike”. Përfaqësuesit e OJF falenderuan për organizimin e këtij takimi shumë të vlefshëm për materialet dhe eksperiencat që u ndanë mes njeri-tjetrit. Gjithashtu në fund të takimit znj. Merita Xhafa shprehu gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për vazhdimin e punës nga ana e tyre për lehtësimin dhe mirëfunksionimin e çdo proçedure për Ndërmarrjen Sociale.

    Programi i Workshop-it_ Fuqizimi i ndermarrjeve sociale_ (1)

    Raport workshop 16 Tetor 2020_Ipsia AB (5)